Këtë vit nuk ndahet Çmimi Nobel për Letërsi – Lajmi.net
Këtë vit nuk ndahet Çmimi Nobel për Letërsi
Autori: Lajmi.net BotaKulturë/Arte 9:37, 4 May 2018
Akademia Suedeze ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pas skandalit për akuza për sulme seksuale.

Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson.

Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.

Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019.

Ky rast përbën skandalin më të madh për këtë çmim prej kur ka nisur të ndahet më 1901.

Akademia ka thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesës së besimit publik.

Disa anëtarë të akademisë kanë thënë se çmimi duhet të ndahet për të ruajtur traditën, mirëpo të tjerët kanë thënë se institucioni nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.

Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935 nuk është ndarë ky çmim për shkak se është konsideruar se nuk ka ndonjë person adekuat për të./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO