Këtë tip meshkujsh e tradhtojnë më shpesh femrat

Si burrat ashtu edhe gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë njëri tjetrin nëse si njëri apo edhe tjetri varen më shumë ekonomikisht nga partneri/ja, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

02/12/2018 19:30

“Ndoshta mendonit se njerëzit nuk ‘kafshojnë dorën që i ushqen’, por kjo nuk është ajo që tregon hulumtimi im”, thotë autorja e studimit Christin L. Munsch, një profesreshë e sociologjisë në Universitetin e UConn, transmeton lajmi.net.

“Në vend të kësaj, gjetjet tregojnë se njerëzit si ndjejnë nevojën të jenë të barabartë barabartë në marrëdhëniet e tyre. Njerëzit nuk duan të ndjehen të varur nga një person tjetër.”

Sipas Munsch, mesatarisht në vit ka rreth 5 për qind shans që gratë tërësisht të varura ekonomikisht nga burrat e tyre të tradhtohen, ndërsa ka rreth 15 për qind shans që e njëjta gjë t’iu ndodh edhe burrave që varen ekonomikisht nga gratë.

Megjithëse Munsch zbuloi se varësia ekonomike rrit mundësinë për t’u angazhuar në pabesi si për burrat ashtu edhe për gratë, duket se ka diçka që i bën burrat të mos jenë prindër kryesorë edhe më të prirur për të tradhtuar krahasuar me gratë që nuk janë shtylla kryesore. /Lajmi.net/