Këtë sukses të Zidane, e kanë arritur pak njerëz

Zinedine Zidane është vetëm sportisti i shtatë që e fiton Ligën e Kampionëve si trajner dhe lojtar.

Sport

29/05/2016 08:17

Zinedine Zidane e udhëhoqi Real Madridin drejt edhe një trofeu në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe si trajner.

Zidane bëhet vetëm njeriu i shtatë që e ka fituar këtë trofe edhe si futbollist por edhe si trajner.

Para tij një gjë të tillë e kanë arritur edhe: Miguel Munoz, Giovanni Trapattoni, Johan Cruyff, Carlo Ancelotti, Frank Rijkaard dhe Pep Guardiola, përcjell Lajmi.net nga Marca.