Këtë moment Arditi do të donte ta zgjaste përgjithmonë

Të shtunën mbrëma u mbajt finalja e festivalit 'Kënga Magjike'.

ShowBiz

11/12/2017 08:41

Këtë vit si edhe çdo vit tjetër, gara mes artistëve ishte mjaft e fortë saqë deri në momentin e fundit nuk dihej se kush do të jetë fitues i vendit të parë, shkruan lajmi.net.

Fituesja e këtij edicioni ishte këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e zunë Elhaida Dani dhe Fifi.

E veçantë e kësaj nate ishte edhe momenti kur në skenë për të performuar u ngjit Ardit Gjebrea dhe vajza e tij, Ana.

E këtë moment, Arditi tha se do të dëshironte ta zgjaste përgjithmonë, në rrjete sociale ai shkroi “…është ai momenti, që ti do që të zgjasë përgjithmonë… #annagjebrea
#kengamagjike2017“. /Lajmi.net/