Këtë javë senatori amerikan viziton edhe Prishtinën

Senatori amerikan, John McCain gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në një vizitë në Prishtinë.

Lajme

10/04/2017 16:19

Këtë e ka konfirmuar vet McCain gjatë konferencës për media para gazetarëve, ku u takua me kryeministrin serb, Aleksandr Vuçiq.

“Duhet lidership i guximshëm në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe këtë të njejtën do ta përsëris edhe në Prishtinë, në ditët e ardhshme të kësaj jave”, ka thënë senatori amerikan, raporton lajmi.net

Gjatë këtij takimi me Vuçiq, u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut sa më shpejt që është e mundur.

Në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen në rajon, luftën kundër terrorizmit, dhe situatën në Siri. /Lajmi.net/