Këta VIP-a shqiptarë u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018

Esrada shqiptare janë shumë të komentuar për paraqitjet e tyre publike.

ShowBiz

01/01/2019 13:01

Artistët tanë, krahas jetës profesioanle përfliten shumë edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Viti 2018 disa prej VIP-ave shqiptarë u solli dhuratat më të çmuara, e që padyshim se janë fëmijët.

Lajmi.net ka bërë listën e të famshmëve shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë gjatë vitit që e kemi lënë pas si dhe atyre që kishin nga një fëmijë, por u bënë edhe me një tjetër.

Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami

Çifti Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami u bënë prindër për herë të parë, më 21 dhjetor 2018. Qëndresa solli në jetë një vajzë. Vajzën e parë, Labi dhe Qëndresa e pagëzuan Rroa.

Mozzik dhe Loredana Zefi

Një çift i njohur që në fund të 2018-ës u bënë prindër për herë të parë janë reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi. Çifti nuk kishin preferuar asnjëherë të flasin publikisht rreth shtatzënisë së Loredanës, por më 18 dhjetor, Mozzik dha lajmin se ai dhe Loredana u bënë me një vajzë. Vogëlushja e tyre quhet Hana.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Këngëtarja Adelina Tahiri në muajin gusht të vitit 2018 u bë nënë për herë të parë. Adelina dhe bashkëshorti i saj, Serjozha Markov, u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Jon. Kurse, tani këngëtarja po kujdeset në maksimum për djalin.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Çifti tjetër, shumë i dashur për publikun që gjatë vitit që e lamë pas u bënë me fëmijë, janë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja gjatë muajit korrik u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Ajka.

Zaimina Vasjari dhe Klodi

Zaimina Vasjari, në janar të 2018-ës u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë, të cilës i vuri emrin Khloe. Vogëlushja po rritet dita-ditës, kurse më 29 janar të 2019-ës feston ditëlindjen e parë.

Agon Amiga dhe Egzona Syla

Reperi Agon Amiga dhe bashkëshortja e tij, Egzona Syla u bënë prindër gjatë vitit 2018. Egzona solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Noel. Vogëlushi është fëmija i parë i çiftit.

Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Kreatori Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani në prill të vitit 2018 u bënë prindër për herë të parë. Edita lindi një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Bella. Ajo kishte vendosur që lindjen ta kryente në SHBA, kurse tani vogëlushja po rritet.

Ernest Zymberi dhe Albulena Rexhepi

Ernest Zymberi apo siç njihet për publikun “Llukmani” tek seriali vendor “O sa mirë”, në tetor u bë baba për herë të parë. Albulena solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan Mara. Lajmin e kishte konfirmuar vetë aktori përmes rrjeteve sociale.

Këta janë të famshmit që u bënë prindër për herë të dytë:

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Ami, në muajt e parë të vitit 2018 u bënë prindër për herë të dytë. Çifti bënë të ditur lajmin përmes rrjeve sociale, ku treguan se Ami lindi një vajzë, që ia vendosën emrin Sia. Për ndryshe, çifti janë prindër edhe të një djali me emrin Joel.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Emina Çunmulaj në maj të vitit 2018 u bë nënë për herë të dytë. Modelja shqiptare solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi Mia Soraya. Përveç vogëlushes, Emina dhe Sam kanë edhe një vajzë, me emrin Ella Faria.

Asim Gashi dhe Zana Zariqi

Këngëtari Asim Gashi u bë prind për herë të dytë në një datë të rëndësishme gjatë vitit 2018. Bëhet fjalë për 14 dhjetorin, datë kjo në të cilën u bë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës. Bashkëshortja e Asimit, Zana solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Priam. Ndërsa, çifti janë prindër edhe të një vajze me emrin Parsa.

Nga ajo që shihet më sipër kuptohet që disa prej emrave të njohur të estradës janë bërë prindër për herë të parë gjatë këtij viti. E disa fytyra tjera publike shijuan për herë të dytë ndjenjën se si është të bëhesh prind. /Lajmi.net/

D.A