Këta telefona tani mund t’i lani në ujë

Edhe pse teknologjia po tenton të perfeksionohet në lidhje me rezistencën ndaj ujit, të celularëve me prekje, në krye të klasifikimit të telefonave më rezistentë qëndron kompania japoneze Kyocera.

Auto & Tek

31/12/2017 20:05

Dy telefonat “Torque G02” dhe “Digno Rafre”i kanë kaluar pritshmëritë. Telefoni “Torque G02” është rezistent edhe ndaj ujit të kripur ndërsa “Digno Rafre” mund të lahet me sapun deri në 40 gradë celisius.

Samsung Galaksy S7 dhe Sony Xperia X, janë të mbrojtur vetëm nga ujërat e pastër, por këta telefona nuk janë rezisten nesë bien në det, apo nëse bien në lavaman, teksa po lani enët.

Për të dy telefonat e markës Kyocera janë përdorur materiale të ndryshme rezistente në mënyrë që të mbrojnë telefonin nga uji dhe është pajisur me censorë të cilët përthithin lagështinë. /albeu.com/