Këta sigurisht se janë njerëzit më me fat në Turqi (Video)

Shikoni se si një grua dhe dy nxënës të shkollës së mesme për pak sa nuk e pësojnë keq nga një veturë që kishte humbur kontrollin dhe vinte në drejtim të tyre.

Fun

15/11/2014 16:57

Kur shihni gjëra të tilla, ju bën të besoni se gjithçka ndodhë për një arsye. Shikoni këtë video se si disa të rinj dhe një grua në Turqi i shpëtojnë për pak vdekjes.

Në videon e shfaqur më poshtë, një grua e re dhe dy nxënës të shkollës së mesme për pak sa nuk e pësojnë keq nga një veturë që kishte humbur kontrollin dhe vinte në drejtim të tyre.

Përderisa ata ishin duke ecur poshtë rrugës, një veturë prapa tyre del jashtë kontrollit dhe shkon në drejtim të tyre, transmeton Lajmi.net.

Por, fatmirësisht, një moment i pabesueshëm vjen në fatin e tyre, pasi që ata mbrohen nga një shtyllë dhe i shpëtojnë kështu mrekullisht vdekjes. Duhet ta shihni për ta besuar atë.