Këta politikanë duan që Kosova t’i takoj Serbisë..

Para zgjedhjeve në vendet ku ka një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit serb, gjithmonë përmendet Kosova në përpjekje për të fituar sa më shumë vota.

Lajme

26/03/2017 23:09

Franca është më afër zgjedhjeve presidenciale dhe gjatë debateve të fundit në këtë vend është përmendur emri i Kosovës, shkruan Telegrafi serb.

Megjithatë Kosova nuk është përmendur vetëm në Francë, për shkak të interesave politike ka qenë në gojën e shumë politikanëve evropian, transmeton lajmi.net.

Disa thonë se Bashkimi Evropian ka gabuar kur ka ndërhyrë në konfliktin në ‘pjesën jugore të Serbisë’, ndërsa të tjerë pretendojnë se Kosova mbetet serbe dhe do ta rimarrin kur ata të jenë në pushtet.

Marine Le Pen ka thënë se nëse ajo bëhet presidente e Francës do të anulojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë debateve të fundit kandidati për president, Francois Fillon duke folur në lidhje me Krimenë dhe Rusinë ka përmendur çështjen e Kosovës.

Ambasadori i Spanjës në Beograd, Miguel Fuertes tha në shkurt se Madridi zyrtar nuk e ka njohur Kosovën dhe do ta mbaj këtë qëndrim edhe në të ardhmen.

Fuertes tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të jashtëzakonshme se çdoherë kur Serbia ka nevojë për një mik mund të mbështetet tek Spanja.

Lideri i Partisë së Lirisë së Austrisë, Heinz Christian Strache theksoi se partia e tij është kundër padrejtësisë dhe se për këtë arsye është ngritur zëri kundër bombardimit të ish-Jugosllavisë nga NATO dhe ndaj shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Edhe Ukraina është një nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në bazë të fjalëve të politikanëve dhe diplomatëve të tyre kurrë nuk do ta bëjnë.

Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin nuk do të lejojë formimin e Ushtrisë së shtetit të rrem të Kosovës, ka thënë ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin.

Ai tha se krijimi i një ushtrie në Kosovë do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.

“Nëse një gjë e tillë ndodhë kjo do të jetë një problem serioz në mes Moskës dhe Uashingtonit. Është e vështir të besohet se Trump për shkak të Kosovës të rrezikonte konflikt me Rusinë”, përfundon Telegrafi serb./Lajmi.net/