Këta poça elektrik shkaktojnë ankth, migrenë dhe kancer

Në mënyrë që të ruhet energjia elektrike dhe paratë, shumë njerëz zëvendësojnë poçet tradicionale elektrike me poçe që kinse ruajnë energjinë dhe janë më efikase.

Lifestyle

04/08/2015 10:45

Por, duket se kjo gjeneratë e re e poçave efikas për energjinë janë aq toksikë sa që Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka ngritur një procedurë emergjente ndaj këtyre llambave, për shkak të gazit helmues që ato lëshojnë.

Sipas një studimi të kryer nga Insituti Gjerman Fraunhofer, këto llamba të bardha për shtëpi lëshojnë 20 herë më shumë përqendrim të merkurit në ajër se sa shuma e tolerueshme, transmeton Lajmi.net.

Kështu, këto llamba efikase mund të shkaktojnë:
Marramendje, dhimbje koke, migrenë, lodhje, paaftësi për t’u përqendruar, ankth dhe madje edhe kancer.

Këto llamba efikase përbëjnë merkur, i cili është i pasur me neurotoksin të fortë, veçanërisht për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Këto llamba janë edhe më toksike për trurin, sistemin nervor, mëlçinë dhe veshkat. Ato gjithashtu janë të dëmshme për sistemin kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues. Ato shpesh shkaktojnë dridhje, humbje të kujtesës, dhimbje koke, ankth, pagjumësi, kancer dhe madje Alzheimer.

Këto llamba përmbajnë karcinogjenë helmues që janë zbuluar në një studim të fundit nga Peter Braun në Laboratorin Gjerman Alab, që do të thotë se ato mund të shkaktojnë edhe kancerin.

Më e mira është që t’u ktheheni llambave tradicionale të energjisë, pasi këto ndoshta ua kursejnë paratë por ua dëmtojnë shëndetin. (Lajmi.net)