Këta persona e shoqëruan Duan mbrëmë në koncertin për Skënderbeu

Dua Lipa mbrëmë ishte e pranishme në një koncert që u organizua në Romë.

ShowBiz

20/11/2018 11:43

Dua Lipa dhe disa artistë të njohur shqiptarë kanë performuar në koncertin për Skënderbeun, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte e emocionuar që u bë pjesë e këtij koncerti, andaj ka ndarë me ndjekësit imazhe të shumta nga kjo gala mbrëmje,

Në shoqërinë e Duas, mbrëmë kishin qenë edhe prindërit e saj, vëllai dhe motra, të cilët e shikuan nga afër koncertin.

Pas përfundimit të performancës Dua ka shkruar këto fjalë në Instagram “Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastriotin Skënderbeun ku performova bashkë me shumë artistë shqiptarë shumë të talentuar… dashuria ime për rrënjët e mia dhe vendin tim rritet më shumë sesa mendoja që ishte e mundur. Krenaria është e kuptueshme. Çfarë ndjenje. ❤”. /Lajmi.net/