Këta njerëz sulmohen nga mushkonjat

Disa persona nuk sulmohen asnjëherë nga mushkonjat.

Lifestyle

09/08/2017 08:47

Falë kimikateve të fshehta, disa njerëz janë më tërheqës për mushkonjat, transmeton lajmi.net

Janë pesë arsye për sulm nga mushkonjat:

Gratë shtatzënë- mushkonjat të cilat sulmojnë janë të tërhequra pas dioksidit të karbonit. Gratë shtatzënë nxjerrin dioksid karboni 21% më shumë se të tjerat. Gjithashtu ato lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.

Jeni të djersitur- acidi laktik i cili nxirret përmes djersitjes është me të vërtetë tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu nëse jeni i lodhur të djersitur, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

Keni grupin e gjakut 0- ashtu siç keni shije të preferuar, ashtu edhe mushkonjat kanë të preferuar këtë lloj grupi të gjakut.

Keni pirë birrë- pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vijnë drejt jush. Shkaqet e kësaj dukurie janë ende të paqarta.

Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës- një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo. /Lajmi.net/