Këta lojtarë nuk e kanë vendin te Chelsea

Chelsea po e përjeton një sezon katastrofal.

Sport

11/02/2019 10:02

Chelsea u mposht nga Manchester City në kuadër të Premierligës me rezultat, 6:0.

Skuadra londineze u turpërua nga rivali i ligës, ndërsa gazetari, Matt Law, ka zbuluar fajtorët e humbjes.

Sipas gazetarit të Daily Telegraph, Luiz, Pedro, Willian dhe Hazard, duhet të largohen dhe të mbështet Sarri.

“Tani është koha që Chelsea ta mbështes trajnerin para lojtarëve”, ka shkruar Matt Law, përcjell lajmi.net.

“Luiz është jashtë kontratës në verë, Pedro dhe Willian kanë një vit kontratë, Hazard me shumë gjasë do të largohet.

“Unë mendoj se Sarri duhet tu jep hapësirë lojtarëve nga akademia dhe talenteve që ka në skuadrën e parë para këtyre emrave.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/