Keta kthehet në ring, fiton me nokaut

Mike Gjetan Keta u rikthye në ring pas disa kohësh mungesë, teksa në arenën e Mynihut u përball me boksierin kolumbian Caceres.

Sport

02/06/2018 23:23

Ashtu siç di të bëjë gjithmonë ai, edhe këtë sfidë, Gjetan Keta e fitoi me nokaut, teksa në raundin e 6 i dha goditjen finale kundërshtarit.

Sfida mes dy boksierëve ishte vërtetë e ashpër dhe emocionuese, por ndryshe nga kolumbiani që priste duke u mbrojtur, Keta sulmoi dhe kërkoi fitoren me nokautqë nga fillimi.

Në fund Keta shijoi duartrokitjet e një pallati sporti të mbushur me publik shqiptar, ndërsa në ring u mbulua me flamurin kuqezi dhe u përshëndet edhe nga Luan Krasniqi.