Këta këngëtarë po kujdesen për atmosferën në dasmën e moderatorit të njohur Labit

.

ShowBiz

16/10/2017 22:05

Qendresa nga Prishtina e Labi i lindur në Pejë por qyteti i bukur i Prizrenit ishte vendi ku kanë zgjedhur ta mbajnë dasmën e tyre.

Sonte atje janë mbledhur një numër i madh i mysafirëve për ta ndarë gëzimin e dyfishtë të çiftit, shkruan lajmi.net

Labi dje e mori nusen, e kishte madje ditëlindjen e sonte ( e hënë ) po feston dy gëzime, martesën e faktin se po bëhet baba.

E për atmosferën e mahnitshe të krijuar po kujdesen: Dani, NRG Band, Shkurte Gashi, Meda.

Ekipa e lajmi.net që ndodhet atje bën të ditur se ishte edhe Sabri Fejzullahu ai i cili këndoi një këngë. E përzgjedhura e tij ishte ‘Pranvera në Prishtinë’./Lajmi.net/