Këta katër futbollistë shqiptarë luajnë sonte në Europa League (FOTO)

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli kanë një provë shumë të vështirë në Spanjë ndaj Vilarrealit.

Sport

15/09/2016 15:02

Katër shqiptarë do të jenë sonte në mbrëmje të angazhuar me klubet e tyre në Europa League.

Ergys Kaçe, një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë të këtij brezi, bën sot paraqitjen e parë në Europë me skuadrën e tij të re, atë ndaj një rivali të madh si Roma.

“Tuttomerkatoweb” shkruan se Kaçe është ylli i vetëm i Plzenit, pra rreziku kryesor për ekipin e vendit të tyre në sfidën që starton në orën 19:00.

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli kanë një provë shumë të vështirë në Spanjë ndaj Vilarrealit. Pas vizitës së spanjollëve një vit më parë në Zyrih, zviceranët shkojnë si ekip pa pretendime, por Sadiku mbetet rrezik, përcjell “Albeu.com”.

Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi shqiptar kërkon golin e tij të 5-të në 7 ndeshjet e fundit, pra ndodhet në formë të mirë, edhe pse luan në kategorinë e dytë.

Me golat e tij Zyrihu është në vend të parë dhe drejt kthimit në Superligë, ndoshta shkakton edhe ndonjë të papritur në Europë. Shqiptari tjetër në Europë është Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares Karabaku I të cilit është përballë Liberecit çek.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.