Këta janë tre ministrat më të suksesshëm të Qeverisë Haradinaj

AVONET, ka matur performancën e Ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes.

Lajme

05/09/2018 12:22

Sipas AVONET Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marr disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

“Njëri ndër këto ka qenë edhe vendimi për mbrojtjen e prodhimeve vendore, marrjen e masave mbrojtëse nga importuesit si dhe masat mbrojtëse të konsumatorëve duke aktivizuar qendrën e thirrjeve për konsumator 24 orë, ( që deri më tani nuk ishte),ndërsa po bën edhe shqyrtimin e shpejt të ankesave të qytetarëve brenda 24 orëve”, thuhet në njoftim.

Vendim mjaft i rëndësishëm i kësaj ministrie sipas AVONET është edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave.

“Kjo ministri ka bërë fuqizimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte të favorshme, shqyrtimi i lëndëve të mbetura që ishin një numër i madh i tyre, nëpër departamentet e MTI-së si p.sh ai në akreditimit, të cilët bizneset janë ballafaquar me problem të theksuara si dhe krijimi i politikave të favorshëm për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese”.

AVONEt si Ministrinë me performancë të mirë ka renditur edhe atë të Shëndetësisë e që sipas tyhre kjo ministri e cila ishte e ballafaquar me një numër të madh të problemeve dhe pakënaqësi tek qytetarët, si mungesa e aparaturës, shërbime jo të mira shëndetësore, mos marrja e masave ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor, ishin prej problemeve në këtë ministri.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, janë pajisur disa klinika me aparatura të reja sic është ajo Gjinekologjisë, klinika e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjia Vaskulare si dhe është bërë edhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe rritje e disiplinës brenda stafit shëndetësor”.

Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, është njëra prej që është në procesin e transformimit të saj, ku është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e përmbushjeve të kritereve për transformimin e FSK.

“Kjo ministri ka arrit që të përmbush kriteret dhe të zhvilloj politika të favorshme, po ashtu si një prej institucioneve më të besuar tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.