Këta janë trajnerët më të paguar në futbollin evropian (FOTO)

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar listën me trajnerët më të paguar në futbollin evropian.

Sport

24/12/2016 16:18

Është trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, që përfiton më së shumti në muaj, duke llogaritur edhe tatimet.

Spanjolli fiton 1,56 milionë euro në muaj, duke lënë pas Pep Guardiolan, Jose Mourihon dhe Carlo Ancelottin, përcjell lajmi.net.

Ajo që bie në sy në këtë renditje është Zinedine Zidane, që ka zënë vetëm vendin e nëntë si trajneri më i paguar në Evropë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.