Këta janë titujt e medieve botërore, për Undeciman e Real Madridit (FOTO)

Mediet më të mëdha në botë, e sidomos ato sportive, i kanë kushtuar rëndësi suksesit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/05/2016 09:07

Real Madridi e ka fituar titullin 11-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, pas triumfit në finale ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit, në penallti.

Gazetat sportive spanjolle dhe ato nëpër botë, e kanë vendosur në ballinë këtë sukses të “Los Blancos”, përcjell Lajmi.net.