Këta janë të gjithë fituesit e edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”

Mbrëmë u mbyll gara për festivalin "Kënga Magjike", që këtë vit shënoi edicionin e 20-të.

ShowBiz

09/12/2018 08:35

“Kënga Magjike” edhe këtë vit kishte garë të fortë mes artistëve që konkurronin për çmimet që ofron ky kompeticion, shkruan lajmi.net.

Ardit Gjebrea sërish ishte nikoqir i “Këngës Magjike”, këtë vit në krahë me Klaudia Pepën dhe Bora Zemanin.

Në natën finale, bashkëprezantuese përveç tyre ishin edhe Valbona Selimllari, Olta Gixhari, Armina Mevlani, Elia Zaharia.

Në këtë festival çmimin e parë e mori kantautori Flori Mumajesi, vendi i dytë i takoi Aurela Gaçes dhe Eli Farës, ndërsa i treti Fifit dhe Mc Kreshës.

Lajmi.net ju listën e plotë me të gjithë fituesit e festivalit “Kënga Magjike”.

Çmimi kryesor i festivalit- Flori Mumajesi

Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani

Grupi më i mirë – Revolt Klan

Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni

Çmimi për artistin/en më të mirë – Wendi Mancaku

Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi

Kënga stil – Rovena Dilo dhe Onati

Dueti më i mirë – Flori Nazifi dhe Inis Neziri

Artisti/ja më i mirë në ueb – Fifi dhe MC Kresha

Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati dhe Matteo Becucci

Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola

Çmimi i kritikës – Rozana Radi

Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri

Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama

Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita

Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska dhe Bruno

Performanca më e mirë – Ronela Hajati

Çmimi i Interpretimit – Era Rusi

Balada më e mirë – Flori Mumajesi

Kënga hit – Aurela Gaçe dhe Eli Fara.

Për ndryshe, edhe mbrëmë në finalen e festivalit “Kënga Magjike” ishin përgatitur befasi, një prej tyre ishte kënga e Ardit Gjebreas, të cilën ia dedikoi nënës. /Lajmi.net/