Këta janë smartfonët më të mirë në treg që mund t’i bleni pa hargjuar shumë para (Video)

Sot, pothuajse secili nga ne në gjepin e tij ka një smartfon, por shpesh kur dëshirojmë të ndërrojmë telefonin tonë sepse është vjetëruar, duhet ta shikojmë gjepin mirë e mirë.

Auto & Tek

11/07/2018 18:09

Sigurisht, teknologjia e avancuar në smartfonët e rinjë po e rrit edhe çmimin e tyre dhe këto çmime nganjëherë janë edhe të papërballueshme, transmeton Lajmi.net

Përkundrazi kësaj, ka edhe smartfonë jashtëzakonisht të mirë të cilët nuk kushtojnë shumë ndoshta për arsye se ata nuk janë iPhone ose Samsung, ani pse për nga performancat nuk dallojnë shumë prej tyre.

Para se të vendosni për të blerë një telefon që kushton shumë ju duhet të hulumtoni paksa dhe të shihni se keni mundësi zgjedhje të ndryshme që të japin kualitetin pothuajse të njëjtë me çmim dukshëm më të ulët.

Në videon e mëposhtme që kemi sjellur për ju, do të njiheni me disa smartfonë të cilët janë më të lirë por janë më të mirët që mund t’i merrni me shuma më të vogla parashë./Lajmi.net/ 

YouTube player