Këta janë skenarët për kualifikimin e Interit dhe Lazios në Ligën e Kampionëve

Interi humbi në shtëpi ndaj Sassuolos me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.

Sport

13/05/2018 19:22

Kjo humbje minimizoi shanset për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pasi mbeti mbrapa Lazios me dy pikë dhe një ndeshje më pak.

Por, sot (e diel) Lazio nuk arriti të shfrytëzojë gabimin e Nerazzurrëve dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi 2-2 në udhëtim te Crotone.

Ky barazim i Lazios ka lënë të hapur garën për pozitën e katërt në Serie A, pasi kryeqytetasit janë vetëm tre pikë para Interit në renditjen tabelore.

Kështu, sipas rregullave të Serie A, të vendosura në sezonin 2005/06, Lazios i konvenon një fitore ose një barazim, ndërsa Interi me çfarëdo fitore, qoftë edhe minimale do të siguronte kualifikimin, pasi ndeshja e para ka përfunduar me barazim 0-0.

Rregullat e Serie A për skuadrat me pikë të barabarta:

1.Ndeshjet mes vete (rezultati dhe pikët)
2.Diferenca e golave ndeshjeve mes vete
3.Diferenca e golave në përgjithësi
4.Kush ka shënuar më shumë gola në kampionat
5.Me short