Këta janë popujt që lexojnë më së shumti

Sipas një sondazhi online të realizuar nga GFK – një kompani gjermane e marketingut, populli kinez lexon më së shumti libra në vit.

ShowBiz

31/03/2017 10:34

Sondazhi ka përfshirë 17 shtete. Rusët janë renditur në vendin e dytë  dhe pas tyre spanjollët.

59 për qind e rusëve lexojnë libra çdo ditë ose së paku një herë në javë.

Në Kinë, kjo shifër shkon në 70 për qind, ndërsa në Spanjë 57 për qind, shkruan Kultplus.

Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore, ku rreth 16 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk lexojnë libra, asnjëherë.