Këta janë politikanët që e telefonuan Azem Vllasin pas plagosjes

Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi i cili është plagosur para dy ditësh i ka falënderuar politikanët të cilët e kanë telefonuar pas këtij rasti.

Lajme

15/03/2017 13:20

Vllasi ka thënë për lajmi.net se është mirë me shëndet dhe se po pret vizita nga ta afërm dhe miq. Ndërsa, ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe e kanë telefonuar disa politikanë, në mesin e të cilëve edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçin dhe kryeministri Isa Mustafa.

“Janë lajmëruar përmes telefonit, pasi kanë konsideratë se jam ende nën mbikëqyrjen e mjekëve. Është lajmëruar Hashim Thaçi, më ka telefonuar edhe Isa Mustafa, gjithashtu jam në kontakt të përhershëm me Enver Hoxhajn pasi jemi miq. Poashtu në emër të PDK-së është lajmëruar shefi i Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti. Edhe Daut Haradinaj më ka telefonuar. Janë edhe disa të tjerë dhe i falënderoj të gjithë. Ata këta kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhë dhe më kanë uruar shërim të shpejt”, ka thënë Vllasi. /Lajmi.net/