Këta janë personat e arrestuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt (Foto)

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajme

18/08/2017 23:26

Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi,  dhe ka siguruar fotot e të tre të dyshuarve për rrahjen e drejtorit të SHKK’së.

Personi i identifikuar si Blerim Abdullahu konsiderohet si i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia po ashtu konfiskoi automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

Burim Zhjeqi

Guri Mulolli

Blerim Abdullahu