Këta janë mbrojtësit që po monitorohen nga Man Utd

Jose Mourinho u ka bërë të qartë dëshirën e tij drejtuesve të Manchester United.

Sport

14/11/2018 20:58

Trajneri portugez duket se mezi po pret ardhjen e afatit kalimtar të janarit, për të forcuar fazën e mbrojtjes.

‘DailyMail’ shkruan se Jose Mourinho dëshiron që një emër i njohur t’i bashkohet Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Tashmë disa emra janë në listën monitoruese të ‘Djajve të Kuq’.

Është ‘Daily Mail’ që ka shpalosur emrat e kësaj liste, pjesë e së cilës është edhe ylli i Interit, Milan Skrinier.

Pjesë e kësaj liste janë dhe Harry Maguire i Leicesterit, Issa Diop i West Hamit, Joachim Andersen i Sampdorias, Nikola Milenkoviq i Fiorentinas, Kalidou Koulibaly i Napolit, Jean Clair Todibo i Toulouse, Alessio Romangoli i Milanit, Nathan Ake i Bournemouth, Tody Alderweireld i Tottenham dhe Andreas Granqvist i Helsingborgs./Lajmi.net/