Këta janë këngëtarët që do të performojnë në sheshin e kryeqytetit më 17 shkurt 

Janë bërë të ditur emrat e këngëtarëve të cilët do të performojnë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë pme rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

ShowBiz

14/02/2019 10:49

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë planifikuar aktivitete të ndryshme të cilat do të mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Kështu nuk do të mungojë edhe koncerti i cili do të mbahet në mbrëmje, aty ku do të performojnë disa emra të njohur të estradës shqiptare të cilën janë shumë të dashur për publikun.

Dafina Zeqiri, Gjiko, Mc Kresha, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Fuego dhe Rina janë emrat që do të ngjiten në skenën e koncertit, më 17 shkurt.

Ky koncert do të fillojë nga ora 20:00./Lajmi.net/