Këta janë katër kandidatët për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës – Lajmi.net
Këta janë katër kandidatët për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 17:12, 12 January 2018
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.

Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:

  1. Fehmi Mehmeti
  2. Shkëndije Himaj
  3. Besnik Bislimi, dhe
  4. Safet Merovci

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit nr.06/98 të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor 2016, për emërimin e zëvendësdrejtorit për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje operative dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje financiare administrative.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën për miratimin e buxhetit për komunën e Lipjanit pas aprovimit të buxhetit për vitin 2018 nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, me datë 18.12.2017. Ky aprovim i buxhetit ka qenë i nevojshëm, pasi që Asambleja Komunale e Lipjanit është vonuar në aprovimin e buxhetit brenda afatit ligjor. /Lajmi.net/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2