Këta janë katër kandidatët kryesor për MVP para fillimit të sezonit në NBA

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, fillon më 16 tetor.

Sport

17/08/2018 23:30

Mbase është ende herët për t’u diskutuar se kush do të jetë lojtari më i mirë, por do të japim katër nga lojtarët që besohet të jenë pretendent kryësor nga shumica e ekspertëve.

4) LeBron James

“Mbreti” është transferuar tek skuadra e LA Lakers dhe do të jetë sezoni i tij i parë në konferencen perendimore. James pritet të jetë bartës i lojës së Lakers. Sezonin e kaluar, LeBron ka regjistruar statistikat më të mira individuale gjatë karrierës së tij. Në rast se LeBron do të arrijë ti vë në pah lojtarët si Stephenson dhe Beasly dhe t’ia sigurojë skuadrës nje pozitë të mirë në tabelë, gjasat për MVP janë reale.

3)Anthony Davis 

Me largimin e DeMarcus Cousins në drejtim të Golden State, AD mbetët lojtari kryesor dhe bartës i lojës tek Pelicans. Me Cousins jashtë fushave, Davis ka regjistruar 30.2 pikë për ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe në sezonin e ardhshëm. Kemi parë shpesh Davis të shenojë 50+ pikë për ndeshje dhe nëse arrinë të ketë performanca të tilla, do ta sigurojë çmimin MVP.

2) Kawhi Leonard 

Kawhi është larguar nga San Antonio për në Toronto. Ylli i NBA ka pasur probleme me lëndime sezonin e kaluar dhe mbeti jashtë fushave për më shumë se gjysmën e sezonit. Leonard gjithashtu shquhet për lojën e tij defanzive, por në Toronto, larg Popovich, Kawhi do të jetë më i lirë me topin dhe pritet që të dhurojë spektakël.

1) James Harden 

“The Beard” fitoi çmimin MVP sezonin që lamë pas. Harden ishte fenomenal me Rockets duke arritur deri në finalen e konferences perendimore, për t’u eleminuar nga Golden State. Harden regjistroi shifra të frikshme sezonin e kaluar me 30.4 pikë, 5.4 kërcime dhe 8.8 asistime për ndeshje.

Gara për MVP pritet të jetë e ngushtë, por një gjë është e sigurtë, spektakli nuk do të mungojë. /Lajmi.net/