Këta janë kandidatët potencialë për zëvendësimin e Jose Mourinhos tek United
Me humbjen e pësuar dje ndaj Tottenham (3:0), portugezi duket se gjendet në një situatë kritike për të ardhmen e tij.
Sport
Në rast shkarkimi të “The Special One”, kandidatët e mundshëm për të marrur timonin e “djajve të kuq” do të ishin Zidane, Conte, Pochetino, Giggs, Jardim, Blanc apo Allegri.
Disa nga trajnerët janë nën kontratë me skuadrat e tyre përkatëse dhe do të ishte e vështirë për Manchester United që të sigurojë shërbimet e tyre.
Mesiguri se më i dashuri për tifozët e United do të ishte Ryan Giggs, legjenda e klubit.
Giggs ka luajtur 24 vite në “Old Trafford” dhe shumëherë pas largimit të Sir Alex Ferguson është përfolur mundësia që uellsiani ta marrë timonin e skuadrës së Manchester United. /Lajmi.net/