Këta janë kandidatët për kryetar të komunave nga radhët e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme  ka diskutuar propozimet e degëve për të cilat deri më tani nuk knaë pasur kandidatë për kryetar komunash.

Lajme

21/08/2017 18:36

“Kemi vendosur për kandidatët. Në Mitrovicë do të jet Safet Kamberi, në Gjakovë Bekim Ermeni, në Vushtrri Xhafer Tahiri, në Obiliq Mehmet Krasniqi, në Kaçanik Shkelqim Jakupi, në Han të Elezit Hyrije Isufi, në Rahovec Ibrahim Kryeziu, në Malishev Sami Kafegjolli, në Deçan Mal Lokaj, në Junik Tahir Isufaj, në Klinë Besim Hoti dhe në Skenderaj Isa Fejzullahu.  Për Prishtinën dhe Prizrenin jemi ende në diskutim neser do të mirret vendimi”, ka thënë ai./arbresh.info