Këta janë ish-deputetët e PDK-së që mbetën jashtë liste

Partia Demokratike e Kosovës ka lënë jashtë listës për deputetë 8 anëtarë të kësaj partie të cilën në mandatin e kaluar ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

23/05/2017 13:29

PDK së bashku edhe më koalicionet që ka arritur në listën e saj do t’i ketë  55 kandidatë, ndërsa 40 do t’i takojnë AAK-së, dhe  15 Nismës për Kosovën.

Jashtë listës për deputetë nga PDK kanë mbetur edhe disa emra dhe figura të rëndësishme të kësaj partie, si Adem Grabovci i cili për më shumë se gjysmën e mandate të fundit ka qenë shef i grupit parlamentar të PDK-së, shkruan lajmi.net.

Përveç tij, jashtë liste kanë mbetur edhe ish-deputetët Nehat Baftiu, Nuredin Lushtaku, Shkuri Buja, Agim Çeku, Besim Beqaj, Salihe Mustafa, Fatrmi Shurdhaj.

PDK, AAK e Nisma mbrëmë kanë publikuar listën zyrtare më kandidat për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 11 qershor.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputet. Ndërsa LDK ende nuk ka publikuar listën e saj për deputetë. /Lajmi.net/