Këta janë hapat e mbetur deri te liberalizimi i vizave

Kosovës i kanë mbetur edhe disa hapa deri te liberalizimi i vizave.

Lajme

22/10/2018 09:01

Instituti EPIK ka publikuar sot hapat e mbetur deri tek liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës vendime këto që duhet të merren nga Institucionet e Bashkimit Evropian, shkruan lajmi.net.

Sipas EPIK, Kosovës i kanë mbetur edhe gjashtë hapa të institucioneve të BE-së, në vendimmarrjen për liberalizimin e vizave.

1. Përfundimi i negociatave dhe dakordimi mbi një marrëveshje të përkohshme jo-formale për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001

2. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 në LIBE (Parlament) dhe aprovimi në COREPER (Këshill)

3. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 në seancë plenare të Parlamentit Evropian

4. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 nga Këshilli i BE-së

5. Ceremonia e nënshkri8mit nga Këshilli dhe Parlamenti

6. Hyrja në fuqi e Rregullores 539/2001 dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës (20 ditë pas publikimit në gazetë zyrtare