Këta janë fituesit e natës së mbrëmshme të All Star, dëshpëron Curry

Mbrëmë janë mbajtur garat tejet interesante të All – Star, ku është garuar për ngulitjen më të mirë, gjuajtësin më të mirë për tre pikë, si dhe gara për aftësi të përziera.

Sport

17/02/2019 08:09

Fituesi i ‘TacoBellSkills’ (aftësi të përziera) është shpallur Jayson Tatum i Boston Celtics, i cili në finale mposhti yllin e Atlanta Hawks, Trae Young, shkruan lajmi.net.

Garë tejet interesante ishte edhe në garën për gjuajtjet për tri pikë, ku në mes të shumë yjeve si Steph Curry, Lillard e të tjerë, fitues doli ylli i Brooklyn Nets, Joe Harris.

Harris shënoi plotë 25 pikë në raundin e parë, kurse për raundin e kampionit ai shënoi 26 sosh.

Ëmbëlsira erdhi në fund. Gara për ngulitjen më të mirë ishte shumë akrobatike. Lojtari i Oklahoma City Thunder, Hamidou Diallo arriti që të fitojë këtë garë spektakolare. /Lajmi.net/