Këta janë emrat që mund të zëvendësojnë Handanovicin te Inter

Interi ka identifikuar disa emra si zëvendësues të mundshëm të Samir Handanovic.

Sport

09/11/2018 11:23

Samir Handanovic është një nga portierët më të mirë në Evropë, por Interi ka filluar të mendojë për pasuesin e tij.

Mosha e portierit slloven që tashmë numëron 34 vite, shihet si shkas që Interi të fillojë të punojë për të ardhmen e tyre në portë.

Mediet në Itali raportojnë se Lafont i Fiorentinës, Cragno i i Cagliarit, Gollini i Atalantës dhe Areloa i PSG-së, janë emrat potencial për të zëvendësuar Handanovicin, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Handanovic është pjesë e Interit që nga viti 2012, dhe deri më tani ka regjistruar 228 paraqitje./Lajmi.net/