Këta janë emrat që këndojnë në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”

Nata e parë e festivalit "Sunny Hill", ka përfunduar me shumë sukses.

ShowBiz

11/08/2018 18:20

Që nga aktivitetet, performanca, ‘after party’ e deri tek shou i madh i artistes, Dua Lipa ishte realizuar në mënyrë perfekte, shkruan lajmi net.

Ndërsa sot në natën e dytë po ashtu do të ketë emra të mëdhenj të muzikës shpiptare ku në fund pritet të performojë edhe reperi i njohur, Action Bronson.

Kidda, Tayna, Lumi B, Buta, Gjiko, Dafina Zeqiri, Mc Kresha&Lyrical Son, Ledri Vula, Gashi, Col3trane, Action Bronson dhe krejt në fund Marshall Jungle.

Aktivitetet tashmë kanë filluar në pishina dhe në vendet e tjera të posaqme te Parku i Gërmisë. /Lajmi.net/