Këta janë emrat e ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit të kryeministrit Isa Mustafës. Siç mëson “Indeksonline”, Hajredin Kuqi do të jetë zv.kryeministër, Enver Hoxhaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme ndërsa Gani Koci si ministër i Drejtësisë.

Lajme

24/05/2016 14:58

Ky i fundit ka konfimuar për Indeksonline se strukturat e PDK-së kanë vendosur që ai të jetë në postin e ministrit të Drejtësisë, e jo siç është përfolur në disa medie se ai do të drejtoj Minstrinë e Integrimeve Evropiane.

“Mua me vendim të kryesisë më është ofruar posti i ministritë të Drejtësisë. Organi kryesor i Partisë ka vendosur unanimisht dhe nuk ka tjetër emër që lakohet rreth këtij pozicioni”, ka thënë ai.

Koci thotë se e ka pranuar me kënaqësi Ministrinë të cilën deri tani e ka udhëhequr Kuqi.

“Pas shumë diskutimeve e kam pranuar këtë post”, është shphreur ai.

Ndryshe, zëvendësimet e reja të kabinetit të Isa Mustafës pritet që të procedohen në Qeveri ditëve në vazhdim.