Këta janë emrat e 12 më të votuarve në AAK

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit do të dalin pas tri javëve.

Lajme

13/06/2017 17:52

Mirëpo, që nga e diela kanë filluar të qarkullojnë emra e kandidatëve më të votuar për deputetë nga radhët e partive politike.

Telegrafi ka siguruar emrat e kandidatëve me të votuar nga AAK. Në listë prin Ramush Haradinaj, i pasuar nga Daut Haradinaj. Pas tyre radhiten: Rasim Selmanaj, Shkumbim Demalijaj, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Bekë Berisha, Rrustem Berisha, Lahi Brahimaj, Blerim Kuqi dhe Besnik Tahiri.