Këta janë dy trajnerët e njohur që mund të zëvendësojnë Allegrin te Juventusi

Massimiliano Allegri nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Juventus në fund të këtij sezoni.

Sport

15/02/2019 08:59

Trajneri italian, pas sukseseve të vazhdueshme në Serie A, po kërkon lavdinë në Ligën e Kampionëve, titull që i mungon Juventusit që nga viti 1996.

‘Tuttosport’ shkruan se 51 vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit në qershor, përcjell ‘lajmi.net’.

Po kjo gazetë, sjellë dy emra që mund të zëvendësojnë Allegrin në rast lamtumire.

Bëhet fjalë për Zinedine Zidanen, aktualisht trajner i papunë, dhe në të kaluarën ish lojtar i Juventusit.

Ndërsa emri tjetër është ai i Jurgen Klopp, gjermanit që drejton Liverpoolin./Lajmi.net/