Këta janë disa nga personazhet më të pasur në Amerikë

Revista e njohur “Forbes” ka zbuluar listën e yjeve amerikanë më të pasur për vitin 2018.

ShowBiz

19/12/2018 14:48

Janë një numër i madh i artistëve që qëndrojnë aktiv dhe falë punës së palodhshme fitojnë shuma të mëdha të parave, shkruan lajmi.net.

Mirëpo bazuar në lisën që ka nxjerrë revista e njohur “Forbes” janë disa emra të cilët po konsiderohen si personat më të pasur të vitit që lamë pas.

Në vend të parë është George Lucas me një pasuri prej 5.4 bilionë dollar i ndjekur nga Steven Spielberg me 3.7 bilionë dollar.

Vendin e tretë e mban Opra Winfrey me 2.8 bilionë dollarë dhe Michael Jordan me 1.7 bilionë dollar.

Pjesë e listës për këtë vit është edhe mbretëresha e ‘makeup-it’ Kylie Jenner, e cila mban vendin e pestë.

Këtë vit ajo i ka siguruar xhepit të saj 900 milionë dollarë nga kompania “Kylie Cosmetics”, ku ajo gëzon 100 % të aksioneve./Lajmi.net/