Këta janë deputetët e VV-së, që po mungojnë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku nuk po merr pjesë kryetari i VV-së Visar Ymeri, mungojnë edhe disa anëtarë të kryesisë dhe deputetë nga ky subjekt politik.

Lajme

17/12/2017 12:35

Në fillim të mbledhje është bërë e ditur se pos Ymerit, në mbledhje mungojnë edhe deputetët Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Ali Lajçi, Donika Kadaj e Albin Kurti (i cili po mbahet në paraburgim).

Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydjat Hyseni, tha se anëtarë e Këshillit Ali Lajçi, Shqipe Pantina kanë njoftuar me shkrim se nuk mund të jenë më mbledhje.

Edhe kryetari Visar Ymeri ka njoftuar me shkrim se nuk do të jetë prezentë në këtë mbledhje dhe ka ftuar që kjo mbledhje të mbahet në frymë e tolerancës.

Kur Hyseni thirri emrin e Albin Kurtit, i cili mungon në mbledhje për shkak se gjendet në paraburgim, të pranishmit në sallë nuk i ndalën duartrokitjet për një kohë të gjatë. /Telegrafi/