Këta janë boksierët më të mirë sipas Wilder, ja ku radhitet Joshua

Deontay Wilder vazhdon të thumbojë boksierin britanik, Anthony Joshua.

Sport

16/11/2018 17:50

Kësaj radhe amerikani ka folur rreth boksierëve më të mirë, duke renditur kështu emra që ai mendon se janë më të mirët.

Sigurisht se për të gjithë audiencën e sporteve luftarake, emrat e Tyson Fury, Deontay Wilder, Anthony Joshua shkojnë në mendje kur diskutohet për më të mirin.

Por, “bomberi i bronztë” mendon se AJ është në vendin e katërt prej më të mirëve (aktualisht).

“Tyson Fury dhe unë, jemi më të mirët. Pas kësaj ndeshje do të kuptohet se cili është më i miri në botë. Një kampion, një fytyrë, një emër” ka thënë Wilder.

“Joshua sigurisht që i mposhtë ata që i dalin përpara. Megjithatë, ata nuk janë kundërshtarë sikur shkruajnë mediet për ta. Ai nuk ka zemrën dhe mentalitetin e më të mirit” ka vazhduar amerikani.

“Nuk mendoj se Joshua mund të më mposhtë mua, as Furyn. Madje ai nuk mund ta mposhtë as të dytin e më të mirëve në botë, Luis Ortiz” ka përfunduar “bomberi i bronztë”.

Sigurisht se këto janë fjalë edhe të nxitura nga inatet personale, sepse jemi dëshmitarë që AJ është prej boksierëve më të mirë aktualisht.

Një duel i mundshëm i Joshua me fituesin e Fury – Wilder do të  vendoste për epitetin e më të mirit. /Lajmi.net/