Këta janë avokatët që do t’i mbrojnë të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shtuar në lista emrat e avokatëve mbrojtës, krahas mbrojtësve që ishin pranuar më parë.

Lajme

11/05/2018 12:36

Kjo është lista e avokatëve, e publikuar me gjithsej 87 emra të profesionistëve të fushës së drejtësisë nga Kosova, Serbia dhe një numër vendesh të tjera.

“Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden në faqen e internetit të DHSK-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.

Ky është raundi i dytë i njoftimeve, pas Listave të shpallura më 14 mars 2017. Listat publike të mbrojtësve mund të shihen në tabelën që gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.

Më tej thuhet se që nga nisja e këtij procesi, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranime në lista.