Këta janë 8 deputetët e Nismës që partinë e Limajt e nxjerrin fituese brenda PAN-it

Rezultatet e 11 qershorit treguan se koalicioni PAN doli fitues, megjithatë PDK humbi 15 deputetë nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara kur ajo kishte pasur 37 deputetë. AAK-ja siguroi 10 vende, një ma pak se legjislaturën e kaluar, ndërsa Nisma nga gjashtë në tetë.

Lajme

17/06/2017 18:23

Koalicioni PAN do të ketë 39 vende në Kuvend, ndërsa tetë deputetët që do të përbëjnë grupin parlamentar të Nismës janë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Valdete Bajrami, Zafir Berisha, Bilall Sherifi, Milaim Zeka, Enver Hoti dhe Albulena Balaj – Halimi.

Bazuar në këto rezultate, nga koalicioni PAN, më së shumti përfitoi Nisma e Limajt, i cili u kthye në listën e njëjtë më PDK-në, por duke pasur sukses e duke shtuar dy mandate.