Këta dy futbollistë janë fajtorët për eliminimin e Barcelonës (FOTO)

Mediat italiane kanë identifikuar dy futbollistë si fajtorë për eliminimin e Barcelonës nga Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

20/04/2017 08:32

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka identifikuar dy fajtorët për eliminimin e Barcelonës nga Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ivan Rakitic dhe Luis Suarez konsiderohen si dy futbollistët më të dobët të gjigantit katalan në ndeshjen e kthimit ndaj “Bianconerëve” të mbyllur me rezultat 0:0, përcjell “lajmi.net”.

Juventus u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë në Torino me rezultat 3:0. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy