Këta do të jenë prokurorët përgjegjës për komunikim me gazetarë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka emëruar prokurorët të cilët do të jenë përgjegjës për komunikimin me media. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e 153 të Këshillit.

Lajme

14/06/2018 18:35

Prokurorët e emëruar për komunikim me media:

Besim Kelmendi në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Sylë Hoxha në Prokurorinë Speciale

Xhevdet Bislimi në Prokurorinë e Apelit

Ibrahim Berisha në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Petrit Kryeziu në Prokurorinë Themelore të Prizrenit

Ersan Qavolli në Prokurorinë Themelore të Pejës

Zejmie Kelaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Jetish Maloku në Prokurorinë Themelore të Gjilanit

Burim Çerkini në Prokurorinë Themelore të Ferizajit

Armendi Zenelaj nga Prokuroria Themelore të Gjakovës. /Lajmi.net/