Kessie ka disa lëvdata për Piatek

Krzysztof Pitaek ka regjistruar edhe një paraqitje fantastike nën fanellën e Milan.

Sport

16/02/2019 23:10

Sulmuesi polak realizoi dy gola në fitoren 1:3 të Milan, në udhëtimin kundër skuadrës së Atalantas.

Goli i parë i polakut, ai që solli barazimin, ishte një nga golat më të bukur që ka shënuar ai këtë sezon, dhe ky gol ka lënë përshtypje të mira edhe tek shoku i skuadrës, Franck Kessie.

“Është fitore shumë e rëndësishme për ne përderisa duhet të japim maksimumin në mënyrë që të fitojmë këtu dhe të kthehemi në shtëpi me tri pikë” ka thënë Kessie për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Piatek shënoi dy gola vendimtarë, por ai i barazimit ishte i jashtëzakonshëm” ka thënë tutje mesfushori i Milan.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Milan, pasi erdhi kundër një kundërshtari të vështirë si Atalanta, të cilët gjithashtu luftojnë për një vend në garat evropiane. /Lajmi.net/