Kësi ekrani do të ketë iPhone 8 (Foto)

Jemi rreth një muaj larg lansimit të Galaxy S8 dhe S8 Plus nga Samsung, kështu që e gjithë vëmendja tani është kthyer edhe kah Apple.

Auto & Tek

28/02/2017 20:09

Kompania është ende shtatë muaj larg lansimit të iPhone 8, por raportet rreth këtij celulari nuk kanë të ndalur.

Një raport i publikuar të martën në mëngjes duket se konfirmon një nga ndryshimet më të mëdha që pritet të shohim në celularin e ri iPhone 8, transmeton Gazeta Express.

Siç raportoi edhe Wall Street Journal të martën në mëngjes, Apple ka vendosur të adoptojë një ekran fleksibil për modelin e ri të iPhone dhe ka urdhëruar komponentë të mjaftueshëm për të mundësuar prodhimin në masë.

Kjo siç duket konfirmon edhe raportet e mëhershme që thoshin se iPhone 8 do të ketë një ekran të lakuar.