Kështu zgjodhën të duken të famshmit në dasmën mbretërore

Naomi Campbell, Ellie Goulding, Demi Moore, Kate Moss dhe Liv Tyler janë në mesin e yjeve që morën pjesë në dasmën mbretërore.

ShowBiz

13/10/2018 23:29

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbanks në listën e të ftuarve kishin edhe disa yje, për të qenë të pranishëm kur ata lidhin kurorë në Windsor, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Naomi Campbell, Liv Tyler, Demi Moore dhe Kate Moss janë ndër fytyrat e famshme që arritën të parët në dasmën mbretërore.

Supermodelja Naomi dukej e pabesueshme në një veshje me një fustan të zi dhe kapele në kokë.

Pas saj arrit edhe mbretëresha e modës, Kate Moss, e cila dukej elegante në një kostum të bardhë dhe një kapele.

Liv Tyler ishte e radhës nga fytyrat publike që arriti në dasmë, veshur me një kostum ngjyrë të errët, e pas saj arriti edhe aktorja Demi Moore.

Robbie Williams ishte i pranishëm në dasmë bashkë me gruan, Ayda Field dhe nënën e saj.

Aktorja amerikane dukej për mrekulli në një kostum pambuku gri dhe me një kapelë.

Ndërsa, Cara Delevigne kishtge zgjedhur të veshte një kostum të zi me pantallona dhe xhaketë si dhe kapele në kokë.

Këngëtarja Ellie Goluding dukej mahnitëse veshur në fustanin blu me mëngë të gjata.  /Lajmi.net/