Kështu ushtrojnë njësitet speciale të Putinit (Video)

Forcave Speciale të Shërbimit të Sigurisë Federale të Rusisë, përdorin municion të vërtetë gjatë trajnimit. 

Bota

26/07/2014 23:44

Atyre u duhet gjatë tërë kohës të jenë vigjilente dhe gjithmonë të gatshme për veprim. Për këtë trajnimi i tyre kërkon ushtrime të veçanta për t’i mbajtur në formë në mbrojtje kundër terroristëve. 

Këto ushtrime nuk janë aspak të lehta, pasi ata gjatë kësaj kohe detyrohen të përdorin municion të vërtetë, që e bën trajnimin më të tensionuar, më real dhe më të rrezikshëm. 

Videoja e cila është postuar kohë më parë, dëshmon ritmin e rrezikshmërisë që i shoqëron anëtarët e njësisë, të cila thuhet se luajnë një rol të rëndësishëm në situatën që është duke u zhvilluar në lindje të Ukrainës. (lajmi.net)